Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova mposht Serbinë në golf

Kosova

Federata e Golfit e Kosovës e ka përshkruar historike fitoren ndaj Serbisë.

Kosova të premten e mposhti Serbinë me rezultat 2:1 në “European Team Shield Championship 2026”, që është divizioni i tretë më i lartë amatorë ku garojnë 14 shtete.

“European Team Shield Championship 2026” po mbahet në Maltë.

Të shtunën, Kosova do të përballet me Shqipërinë në finale.

Është hera e parë që Kosova merr pjesë në një kampionat evropian ekipor të gofit të organizuar nga Shoqata Evropiane e Golfit (EGA).

Ekipi i Kosovës përbëhet nga Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija.