Trajneri nga Mali i Zi, Darko Prebiraçeviq është selektori i ri i Kosovës në volejboll.
Ai ka firmosur për një vit për të drejtuar volejbollistët më të mirë kosovarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Përveç angazhimit në Kombëtaren A, trajneri Prebiraçeviq do të përfshihet edhe në zhvillimin e ekipeve të tjera kombëtare të grupmoshave, në vazhdën e projektit të nisur me mbështetjen e FIVB për ngritjen e volejbollit kosovar në të gjitha nivelet. Prebiraçeviq është trajneri i dytë i huaj që angazhohet në drejtimin e Kombëtares së Kosovës, pas çekut Martin Nemec, i cili e udhëhoqi ekipin së fundmi", shkruan në njoftimin e FVK-së.
Selektori i ri i Kosovës ishte ndihmës i selektorit te Mali i Zi. Ka drejtuar edhe grupmoshat e reja, kurse ka suksese edhe në nivel klubesh.