Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Krejçikova fiton “Wimbledonin”

Barbora Krejçikova

Tenistja nga Republika e Çekisë, Barbora Krejçikova, e ka mposhtur Jasmine Paolinin në finalen e turneut Grand Slam “Wimbledon” të shtunën, për ta fituar trofeun e dytë në karrierë.

Bartësja e 31-të e turneut ndoqi rrugën e çekes tjetër, Marketa Vondrousova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani dy çeke rresht janë fituese të turneut të famshëm.

Krejçikova, fituese e “French Open” në vitin 2021, fitoi 6:2, 2:6 dhe 6:4 ndaj tenistes nga Italia.

Fitoren ia dedikoi shoqes dhe ish-trajneres, Jana Novotna.

Novotna, kampione e “Wimbledonit” në vitin 1998, vdiq nga kanceri në vitin 2017 në moshën 49-vjeçare.