Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtari i UEFA-s shikon çdo detaj në inspektimin që po i bën stadiumit “Fadil Vokrri”

Foto: Driton Paçarada / Koha

Një zyrtar i lartë i UEFA-s, që nga ora 10:00 e mëngjesit është duke e inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri”, e më pas do të japë rekomandimet se a i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare apo jo.

Inspektimi po bëhet pa praninë e mediave, por sipas informacioneve që ka siguruar Sporti në KTV, inspektori i UEFA-s është ndarë i kënaqur me punët që janë kryer e që i ka inspektuar deri në orën 15:00.

Ai po e shikon çdo detaj në stadiumin e rinovuar dhe do të jetë në arenën “Fadil Vokrri” deri në orët e vona, ku do të shikojë nga afër edhe ndriçimin.

Inspektori i UEFA-s do të jap vlerësimin e tij, e më pas më 13 gusht do të merret vendimi final pas ndeshjes së Superkupës.

Ndryshe, ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar, do të jetë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, në kuadër të Superkupës, e cila do të zhvillohet më 13 gusht.