Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtarët e FBK-së takohen me ata të FIBA-s, diskutojnë për edukimin e trajnerëve dhe qeverisjen e klubeve

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme Elvira Dushku, janë pritur në një takim pune në Shtëpinë e Basketbollit në Mies të Zvicrës nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, kanë bërë të ditur zyrtarët e FBK-së nëpërmes një deklarate.

“Ftesa për këtë takim në drejtim të krerëve më të lartë të FBK-së kishte ardhur javë më parë nga z. Zagklis, i cili para një viti e kishte marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s dhe në këtë mënyrë ka shprehur dëshirën për të dëgjuar më për së afërmi për punën që FBK po e bën për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.”, thuhet në këtë deklaratë, transmeton Koha.net.

“Në këtë takim Fetahu dhe Dushku kanë marrë lëvdata për punën e madhe që FBK po e bën me gjenerata të reja dhe në veçanti në masovizimin e basketbollit ndër vajza të reja nëpërmjet projekteve mbështetëse nga FIBA.

Krerët e FBK-së e njoftuan z. Zagklis për idenë e Qendrës Kombëtare të Basketbollit të cilin projekt FBK do të fillojë ta implementoj nga viti i ardhshëm dhe me këtë rast FIBA ka shprehur gatishmërinë që të asistoj FBK-në në këtë projekt me trajner me përvojë në implementimin e projekteve të tilla të mëdha.

Temat tjera që janë diskutuar me interes të veçantë në këtë takim pune kanë qenë:

Edhe Kryetari i FBK-së është krenar me përfaqësuesen, me gjithë ndaljen në parakualifikime Basketboll Kryetari i FBK-së është krenar me përfaqësuesen, me gjithë ndaljen në parakualifikime

- Edukimi i trajnerëve në Kosovë;

- Minibasketbolli në Kosovë;

- Ngritja e cilësisë në basketbollin femëror në Kosovë;

- Qeverisja në klubet kosovare;

- Ndërtimi i konceptit të basketbollit 3x3 në Kosovë dhe masovizimi i 3x3 ndër djem dhe vajza të reja;

Edhe Fetahu në krye të FBK-së edhe për një mandat Basketboll Fetahu në krye të FBK-së edhe për një mandat

Në të gjitha këto tema FBK ka gjetur përkrahje nga FIBA në mënyra të ndryshme, e cila përkrahje do të vihet në zbatim menjëherë që nga muaji dhjetor.

Për të dëshmuar përkrahjen dhe gatishmërinë për ndihmuar FBK-në, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis do të vizitojë Kosovën vitin e ardhshëm, dëshirë kjo që ai e ka shprehur në takim me krerët e FBK-së”, kanë shtuar ata.