Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Zola rikthehet te Chelsea, tani si asistent i Sarrit

Legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola sot është rikthyer zyrtarisht te ish-klubi i tij, por tani në rolin e asistentit të trajnerit Maurizio Sarri.

Përmes faqes zyrtare Chelsea ka konfirmuar rolin e ri të Zolas në klub, transmeton Koha.net.

Zola për shtatë vjet kishte veshur fanellën e Chelseat duke shënuar 80 gola në 312 paraqitje, përderisa kishte fituar katër trofe.