Vëllaznimi ka vazhduar me transferime ashtu edhe siç ishte premtuar nga zyrtarët e klubit të Gjakovës.
Të dielën kryetari Shkëlzen Gashi e ka zyrtarizuar mesfushorin Granit Osmanollaj, i cili do të jetë armë shtesë e gjakovarëve për edicionin e ardhshëm.
Skuadrës “Kuqezi” i është bashkuar mesfushori i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën bullgare Lokomotiva Plovdiv, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Terbunit të Shqipërisë.