Chelsea ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i klubit John Terry do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Përmes një njoftimi për media, “Blutë” kanë falënderuar Terryn për kontributin gjatë dy dekadave dhe 713 paraqitjeve për ekipin.
John Terry ka fituar Ligën e Kampionëve, katër tituj të Premier Ligës, Ligën e Evropës, pesë Kupa FA dhe tri Kupa të Ligës.