Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Terry bëhet me skuadër të re

Ish-kapiteni i Chelseat bëhet me skuadër të re.

John Terry u largua nga Chelsea në përfundim të stinorit, por jo edhe nga futbolli i luajtur, transmeton kp.

Mbrojtësi 36-vjeçar ka vendosur t’i bashkohet Aston Villas, e cila luan në Championship për një pagë 68 mijë euro në javë.

Për Terryn në fakt nuk kanë munguar ofertat në ligat më të forta, por dëshira e tij ishte ta vazhdonte karrierën në Angli me skuadrën nga Birminghami.