Ndeshja e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës, në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit nuk do të zhvillohet sot.
Lajmin për Sportin në KTV, e ka konfirmuar anëtari i bordit të FC Prishtinës, Afrim Muqiqi.
“Sot na kanë informuar se ndeshja është shtyrë për arsyeje se nuk është pranuar teknikisht nga Ministria e Sport mirëpo ne nuk do të luajmë në ndonjë stadium tjetër dhe do të presim që ndeshjen ta luajmë në shtëpinë tonë. Kjo është një papërgjegjësi e institucioneve shtetërore”,deklaroi Muqiqi.
FFK ka njoftuar klubet për këtë dhe sfida pritet të zhvillohet në një termin tjetër.
Sporti në KTV, ka provuar të kontaktoj edhe me Ministrin e Sportit, Kujtim Gashi, por kontakti me të ishte i pamundur.
-
Gjilanit i duhet ende kohë për ta nisur edicionin, shtyn ndeshjen edhe ndaj Prishtinës
-
Ndeshja e mbetur Prishtina – Gjilani luhet të martën
-
Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita
-
Askush nuk e pranon përgjegjësinë që stadiumi mbetet i mbyllur
-
Gjilani kërkon pikët në tavolinë për shtyrjen e përballjes me Prishtinën