Kishte gati një javë që kur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi për orarin e ndeshjeve të para të edicionit të ri të Superligës në futboll. Ndeshja Prishtina - Gjilani ishte caktuar të luhej të hënën nga ora 19:45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Dhe gjithçka ishte bërë gati që ndeshja të zhvillohej.
Por ndeshja u anulua të hënën, vetëm pak orë para se ajo të niste. Vendimin për të shtyrë ndeshjen zyrtarisht e mori Komisioni i Garave i Superligës, por që të dielën mbrëma Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte njoftuar palët e përfshira se ndeshja nuk do të mundë të luhej në "Fadil Vokrri", shkruan sot Koha Ditore.
MKRS-ja me mjete të buxhetit të vendit ka financuar me nëntë milionë euro rinovimin e stadiumit në Prishtinë, që tani njihet me emrin e legjendës së futbollit kosovar. Nga MKRS-ja nuk është bërë e ditur që ka ndonjë vendim në letër për të mos lejuar zhvillimin e takimit, ndërsa njoftimin e palëve se ndeshja nuk mund të luhet nga Ministria e kanë arsyetuar me faktin që nuk është bërë pranimi teknik i punëve të bëra në stadium nga punëkryesi, "Al-Trade".
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
FFK-ja konfirmon që ende nuk ka marrëveshje të nënshkruar për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Shumë paqartësi rreth rinovimit të fushës në “Fadil Vokrri”, MKRS-ja hesht
-
Prishtina nuk dorëzohet, thotë se ndeshja me Lirinë zhvillohet në “Fadil Vokrri”
-
Përplasje të reja të FFK-së me Prishtinën për “Fadil Vokrri”
-
Pas insistimit, Prishtina luan në “Fadil Vokrri”