Finalja e dy rivalëve të mëdhenj argjentinas, River Plate dhe Boca Juniors në Copa Libertadores do të luhet më 9 dhjetor në Madrid në stadiumin e Realit.
Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej javën e shkuar, por u shty për shkak se tifozët e River Plates sulmuan autobusin e Boca Juniorsit duke lënduar disa lojtarë.
Tani Konfederata e Futbollit e Amerikës Jugore ka njoftuar se do të gjobisë River Platen 400 mijë dollarë për dhunë nga tifozët dhe se ekipi do të detyrohet të luajë dy ndeshjet e ardhshme si vendas pa shikues.
Ndeshja e parë mes dy klubeve në finale kishte përfunduar 2 me 2.
Artikuj të ngjashëm