Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona nuk pajtohet me faktin që dueli mes River Plate dhe Boca Juniors nuk do të luhet në Argjentinë.
Takimi i dytë i finales se Kupës Libertadores do të luhet në Santiago Bernabeu.
Por, ky vendim nuk ka kaluar pa polemika të shumta. Maradona ka qenë ndër të shumtët persona që janë shprehur kundër këtij vendimi, transmeton KP.
“Nuk e kuptoj me çfarë logjike e kanë marrë vendimin për të luajtur finalen në Madrid”, tha ai. “Çfarë dreqin duhet të bëjë një tifoz nëse fëmijët e tij kërkojnë ta shikojnë këtë ndeshje. Kosto e biletave të avionit është e papërballueshme, të mos flasim më për gjërat e tjera”. “Për atë zot, të merren disa masa sigurie dhe le të luhet ndeshja në Velez në një nga qytetet e shumta të Argjentinës”, deklaroi Maradona.
Ndeshja mes River Plates dhe Boca Juniors do të luhet më 9 dhjetor.
-
Zyrtare: River Plate refuzon të luajë në Madrid finalen e Libertadores
-
Zyrtare: River Plate – Boca Juniors luhet më 9 dhjetor në Madrid
-
“Superclasico” zhvillohet jashtë Argjentinës
-
Londra favorite për ta organizuar “Finalissiman” mes Spanjës e Argjentinës
-
Merr fund saga e Copa Libertadores, triumfon River Plate