Milani ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Vincenzo Montella dhe atë e zëvendësoi me Gennaro Gattuson.
“Milani njofton shkarkimin e Vincenzo Montella si trajneri i ekipit të parë”, shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter të Rossonerëve, transmeton Koha.net.
“Operacioni teknik i është besuar Gennaro Gattusos, i cili la postin e tij si trajner i të rinjëve dhe të cilit i dërgojmë urimet më të përzemërta”, shkruante në postimin e Rossonerëve.
Pavarësisht investimeve të mëdha gjatë verës, Milani ka dështuar me rezultate. Nga 14 takime në Serie A, Milani ka fituar vetëm gjashtë ndeshje dhe ka pësuar gjashtë humbje.