Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Milani shkarkon Giampaolon

Milani ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Marcio Giampaolos nga pozita e kryetrajnerit.

Klubi ka falënderuar trajnerin duke i uruar fat për të ardhmen.

Milani me Giampaolon ka nisur dobët sezonin e ri në Serie A. Pas shtatë ndeshjeve, klubi ka tri fitore e katër humbje. Aktualisht zë pozitën e 13-të në tabelën e Serisë A.