Një ditë pas publikimit të fotografisë së Nemanja Matiqit me fanellë të Manchester Unitedit, është zyrtarizuar transferimi i tij te ky klub.
Mesfushori serb ka kaluar nga Chelsea tek Unitedi dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me opsion për zgjatje edhe për një vit.
28-vjeçari është lavdëruar nga trajneri Jose Mourinho, që ka thënë se “Matiq përfaqëson besnikërinë, konsistencën, ambicien dhe lojtar ekipor”.
Matiq do të bartë fanellën me numrin 31.