Liverpooli ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur për transferimin e sulmuesit të ri anglez Dominic Solanke nga Chelsea.
19-vjeçari do të kalojë te “Të Kuqtë” kur të hapet afati i transferimeve më 1 korrik 2017.
Solanke kishte debutuar për Chelsean si zëvendësues në tetor të vitit 2014 në Ligën e Kampionëve dhe në sezonin 2015-16 kishte shënuar shtatë gola në 25 paraqitje te Vitesse ku ishte i huazuar.