Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Bournemouthi transferon sulmuesin e Liverpoolit

AFC Bournemouth ka kompletuar transferimin e sulmuesit anglez të Liverpoolit, Dominic Solanke, ka konfirmuar ky klub përmes faqes zyrtare.

21 vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate për klubin nga “Vitality Stadium”, derisa për shërbimet e tij raportohet se në arkat e Liverpoolit janë derdhur rreth 21 milionë euro, transmeton Koha.net.

Solanke ishte transferuar te Liverpooli në korrik të vitit 2017, por nuk ka arritur të gjejë hapësirë në ekipin bazë.