Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Ernesto Valverde, kryetrajner i ri i Barcelonës

Ernesto Valverde është kryetrajneri i ri i Barcelonës.

Barcelona ka zyrtarizuar se ish-trajneri i Athletic Bilbaos do të zëvendësojë Luis Enriquen, që është larguar pas tre vjetësh te Barça.

Valverde ishte larguar nga Bilbao gjatë javës së shkuar.

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barçës, ka thënë se kjo ishte zgjedhja më e mirë për klubin, pasi që Valverde tashmë ka dëshmuar se është trajner i zoti dhe ka stil të veçantë të lojës.