Borussia Dortmundi ka konfirmuar se trajneri i deritanishëm i Ajaxit, Peter Bosz do të jetë trajner i ri i klubit gjerman.
Holandezi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e cila skadon në qershorin e vitit 2019.
Bosz mbylli sezonin në pozitën e dytë me Ajaxin dhe ishte finalist i Europa Ligës.
Dortmundi shkëputi kontratën me Tuchelin shkaku i mosmarrëveshjeve që pati me bordin dhe një pjesë të lojtarëve.
Artikuj të ngjashëm