Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sport Bild: Dortmundi shkarkon trajnerin

E ardhmja e trajnerit të Dortmundit, Peter Bosz është vendosur. Sipas Sport Bild Dortmundi ka vendosur që të ndajë rrugët me Boszin pas humbjes në shtëpi nga Werder Bremeni.

Sport Bild raporton se konfirmimi zyrtar i shkarkimit të tij do të bëhet nesër, transmeton Koha.net.

Pas humbjes nga Werderi krerët e klubit, Hans-Joachim Watzke dhe Michael Zorc janë takuar me ç’rast kanë vendosur për shkarkimin e tij.

Bosz mori në verë drejtimin e Dortmundit, por nuk ka shënuar fitore në tetë ndeshjet e fundit.

Artikuj të ngjashëm