KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukiqeviq, nga Mali i Zi. Klubi nga Drenasi, këtë lajm e ka bërë të ditur përmes uebfaqes zyrtare, transmeton Koha.net.
Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buduçnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevila/Spanjë, Larnaca/Qipro, etj.
Vukiqeviq, 51 vjeç, ka qenë po ashtu trajner i shumë skuadrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadrës Ventspils/Latvia.
Gjatë karrierës së tij si futbollist dhe po ashtu si trajner, ka fituar tituj të kampionit dhe trofe të kupës me ekipe të ndryshme.
Gjithashtu, Vukiqeviq ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me Niklin për edicionin 2019/2020.
-
Jep dorëheqje trajneri i Feronikelit
-
Vukiqeviq thotë se loja e Feronikelit është ende larg asaj që ai e kërkon
-
Vukiçeviqi i prekur nga joprofesionalizmi i mediave serbe
-
Ish-trajneri i Feronikelit, Vukiçeviq: Ndryshimi i emrit të klubit nuk nënkupton ndërrim të fjalëve
-
Bledar Devolli emërohet trajner i ri i KF Drenicës