Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Berisha vazhdon me Melbourne Victoryn

Përfaqësuesi i Kosovës, Besart Berisha do ta udhëheqë sulmin e Melbourne Victoryt deri më 2019, pasi sot i është vazhduar kontrata edhe për një vit.

32 vjeçari, që është golashënuesi më i mirë në histori të A-League, do të jetë pjesë e ekipit australian deri në fund të sezonit 2018/19, transmeton Koha.net.

“Besimi që kam në Kevinin, trajnerët dhe klubin kanë qenë arsye të mëdha pse kam vendosur të nënshkruaj. Që nga dita e parë kur kam ardhur te Victory jam kënaqur duke luajtur për këtë klub, dhe është privilegj të luaj para një publiku të mrekullueshëm. Më pëlqen sfida që të jem më i miri, klubi dëshiron të jetë më i miri, dua të jem më i miri, dua të shkruaj më shumë histori me këtë klub”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të klubit.