Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Sokratis Papastathopoulos nga Dortmundi.
30-vjeçari do të bartë fanellën me numrin pesë te skuadra angleze.
Para largimit drejt Arsenalit, greku ka luajtur edhe për Werder Bremenin, Milanin, Genoan e AEK-un e Athinës.
Ky është transferimi i dytë i Arsenalit për mbrojtje, pas Stephan Lichtsteiner. Arsenali ka transferuar edhe portierin Bernd Leno.