Arsenali është afër transferimit të qendërmbrojtësit Sokratis Papastathopopulos nga Dortmundi për 16 milionë funte.
29-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin gjerman, ndërsa po shihet si lojtar që do të shtonte eksperiencë dhe lidership në mbrojtjen e Arsenalit.
“Topçinjtë”, sipas BBC-së, janë duke punuar edhe në transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Stephan Lichtsteiner nga Juventusi.
Këta dy lojtarë pritet të jenë transferimet e para të Unai Emeryt në krye të londinezëve.
Artikuj të ngjashëm