Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Arsenali transferon Lacazetten

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit të Lyonit Alexandre Lacazette.

Francezi është transferimi më i shtrenjtë i klubit londinez. Ai i ka kushtuar “Topçinjve” rreth 52 milionë funte.

Në katër sezonet e fundit në Ligue 1, Lacazette ka shënuar mbi 90 gola.

Ky është transferimi i dytë i londinezëve në këtë afat kalimtar. I pari ishte mbrojtësi i majtë, Sead Kolashinac.