Zymer Bytyqi e ka realizuar golin e nëntë në elitën e futbollit të Norvegjisë. Skuadra ku luan 24-vjeçari, Vikingu, barazoi 1:1 në udhëtim te Stabaeku.
Bytyqi që ka edhe pesë asistime në 23 ballafaqime, e shënoi golin e barazimit në minutën e 41-të. Ai gjuajti nga një distancë e largët dhe mposhti portierin kundërshtar për mrekulli.
Bytyqi luajti për 86 minuta. Te skuadra e Vikingut paraqiten edhe dy shqiptarë tjerë. Vëllai i Valon Berishës, Vetoni, luajti për 90 minuta.
Prej minutës së 78, në lojë u inkuadrua edhe reprezentuesi i Kosovës, Ylldren Ibrahimaj.
Zymer Bytyqi's GOAL??⚡❤@vikingfotball @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/f7N7ySkwGl
— KosovanNTNews (@KosovanNTNews) November 1, 2020