Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvogëlim të pagave pritet të ketë edhe te Reali

Foto: Reuters

Te Real Madrid e shohin si të pashmangshëm uljen e pagave te skuadrat e futbolli9t dhe basketbollit, shkruan “El Pais”, transmeton Koha.net.

Presidenti i Realit, Florentino Perez dhe kapiteni Sergio Ramos kishin diskutuar më herët për këtë dhe është arritur marrëveshje që të mos preken pagat.

Mirëpo, klubi paguan më tepër se 800 individë dhe sa më gjatë që sporti të mbetet i pezulluar, aq më të mëdha janë gjasat që të zvogëlohen pagat, veçanërisht te skuadra e parë e futbollit.

Një numër i klubeve spanjolle si Barcelona, Atletico Madridi e Espanyoli, kanë njoftuar zvogëlime të mëdha të pagave, por forca ekonomike e Realit është më e madhe.

Mirëpo, te Reali nuk mendojnë zvogëlim të pagave për lojtarët në 70 për qind, si te klubet tjera spanjolle. Krerët e klubit do të diskutojnë për të arritur një marrëveshje me lojtarët.

Artikuj të ngjashëm