Sport

Zvicra vazhdon me bilanc të qindpërqindtë në kualifikimet për Botëror

Zvicra ka shënuar edhe një fitore në kuadër të Grupit B kualifikues për Botërorin 2018.

Përfaqësuesja zvicerane mposhti 3 me 0 Andorrën.

Dy gola u shënuan nga Haris Seferoviq dhe një tjetër nga Stephan Lichtsteiner.

Nga 7 ndeshje, Zvicra ka po aq fitore dhe bilanc të golave 15:3. Pas Zvicrës, tri pikë më pak në tabelë ka Portugalia.