Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra mban gjallë shpresat për “Euro 2020” me fitoren ndaj Irlandës

Zvicra ka mposhtur 2 me 0 Irlandën për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Haris Seferevoqi realizoi golin e parë pas asistimit të Admir Mehmedit, ndërsa në fund Shane Duffy shënoi autogol për fitoren e Zvicrës.

Në Grupin D kualifikues, Irlanda prin me 12 pikë, aq sa ka Danimarka. Zvicra si e treta ka 11 pikë. Gjeorgjia ka tetë pikë në vendin e katërt e Gjibraltari në fund s’ka pikë. Zvicra e Danimarka kanë nga një ndeshje më pak se Irlanda.

Image