Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra barazon me Irlandën, mbetet prapa në rrugën drejt Evropianit

Foto: Reuters

Zvicra ka barazuar si mysafire e Irlandës për të mbetur prapa në rrugën për kualifikim për Euro 2020.

Helvetikët barazuan 1 me 1 me irlandezët.

Fabian Schar kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 74-të pas një superaksioni, ndërsa rezultati u barazua nga David McGoldrick, pesë minuta para fundit.

 

 

Edhe Zvicra regjistron njërën prej serisë më të gjatë pa fitore Futboll Zvicra regjistron njërën prej serisë më të gjatë pa fitore

Në tabelën e Grupit D kualifikues, prin Irlanda me 11 pikë pas pesë ndeshjes. E dyta është Danimarka me tetë pikë nga katër ndeshje, teksa Zvicra është e treta me vetëm pesë pikë pas tri ndeshjeve. Gjeorgjia ka katër pikë në pozitën e katërt e Gjibraltari asnjë në fund. Në Evropian shkojnë dy ekipet që përfundojnë në dy pozitat e para në grup.

Për Zvicrën, nga yjet shqiptare sonte u paraqit nga fillimi vetëm kapiteni Granit Xhaka, ndërsa Albian Ajeti e Admir Mehmedi u inkuadruan në fund të takimit.

Image