Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra U21 përfshin tre shqiptarë për duelin me Finlandën

Përfaqësuesja U21 e Zvicrës, po ashtu të mërkurën ka publikuar listën për duelin kundër Finlandës që i takon kualifikimeve për Evropianin e vitit 2025.

Për Zvicrën, kjo do të jetë ndeshja e parë në këto kualifikime, të cilën do ta luajë me 12 shtator në Turku të Finlandës.

Në listë për këtë ndeshje, janë përfshirë 23 futbollistë, ku tre prej tyre janë shqiptar. Bëhet fjalë për Albian Hajdarin, Dion Kacurin dhe Valmir Matoshin.

Hajdari është mbrojtës dhe luan te Lugano, ndërsa Kacuri e Matoshi luajnë në mesfushë.

Kacuri është pjesë e Grasshoppersit, ndërkohë Matoshi aktivizohet te Thuni.

Image
Lista e lojtarëve të ftuar