Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll synon të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, nuk ka dashur të vendosë ndonjë limit për ekipin që në fushë udhëhiqet nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
“Ka të bëjë me mentalitetin. Nëse planifikoni një udhëtim prej 1000 kilometra, atëherë ju do të menaxhoni afro 1000 kilometra, por jo më tepër. Nëse planifikoni 1500 km, atëherë 1000 km nuk janë problem”, ka thënë Tami për Blick. Ai nuk ka dashur të thotë që ekipi aktual është më i miri i Zvicrës ndonjëherë. “Por qartë se është me përvojën më të madhe në këtë nivel. Ky ekip do të mbetet i uritur për më tepër pasi të mbijetojë fazën grupore”, ka shtuar Tami.
-
Te Zvicra e shohin si objektiv real kalimin në çerekfinale
-
Pritje e ngrohtë për Zvicrën, Xhaka i drejtohet masës
-
Xhaka me Zvicrën e kanë planin për Messin
-
Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën?
-
Xhaka krenar për 150 ndeshjet me Zvicrën dhe kualifikimin në 1/8 e finales