Derbi i Grupit A në Kampionatin Botëror të futbollit për femra, ka përfunduar pa fitues. Ndeshja e luajtur të martën ndërmjet Zvicrës dhe Norvegjisë është mbyllur pa gola.
Kjo përballje i takoi xhiros së dytë të fazës së grupeve, ndërsa me pikën e fituar ndaj Norvegjisë, Zvicra mbetet lidere e Grupit A. Ka 4 pikë të tubuara, tri më shumë se Norvegjia që zë vendin e fundit.
Ndërkohë, dueli tjetër i këtij grupi, ai ndërmjet Zelandës së Re dhe Filipineve është mbyllur me fitoren 1:0 në favor të futbollisteve filipinase. Për Filipinet, kjo është fitorja e parë në grup dhe tani kanë tri pikë sikurse edhe Zelanda e Re.
Në kuadër të Grupit H, Kolumbia ka mposhtur 2:0 në kuadër të xhiros së parë Përfaqësuesen e Koresë së Jugut.