Përfaqësueset pjesëmarrëse në Kupën e Botës, Gana dhe Zvicra po përfitojnë nga fillimi i tyre vonuar në turneun në Katar për të luajtur me njëra-tjetrën në një miqësore paraprake në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Federata zvicerane e futbollit tha të hënën se ndeshja do të luhet në Abu Dhabi më 17 nëntor - një javë përpara se skuadrat të luajnë ndeshjet e tyre hapëse në grup në Kupën e Botës. Turneu fillon më 20 nëntor, por Zvicra luan ndeshjen e parë më 24 nëntor kundër Kamerunit në Grupin B, që e përbëjnë edhe Brazili e Serbia.
Gana është në Grupin H dhe gjithashtu fillon më 24 nëntor kundër Portugalisë, përpara se të përballet me Korenë e Jugut dhe Uruguain.
Me shumicën e klubeve evropiane që luajnë ndeshjet e ligave vendase deri në fundjavën 12/13 nëntor, shumë lojtarë të Kupës së Botës do t'i bashkohen përfaqësueseve të tyre vetëm një javë përpara turneut.
Rregullat e Kupës së Botës nuk i lejojnë përfaqësueset të luajnë miqësore më pak se pesë ditë para ndeshjes së tyre të parë.