Zvicra ka qenë e pamëshirshme në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Islandës.
“Helvetët” shënuan fitore prej 6 me 0, dhe nuk munguan as golat e futbollistëve shqiptarë që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Zvicrën, transmeton Koha.net.
Në këtë fitore të thellë nga një gol shënuan Xherdan Shaqiri, që realizoi supergol në minutën e 53 nga gjuajtja e lirë. Albian Ajeti, që debutoi në fanellën e Zvicrës.
Si dhe Admir Mehmedi shënoi në minutën e 82, golin e fundit të këtij takimi.