Xherdan Shaqiri ka luajtur nga minuta e parë në fitoren e Përfaqësueses së Zvicrës ndaj Irlandës Veriore me rezultatin 2:0.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Steven Zuber në minutat shtesë për 1:0.
Në pjesën e dytë vendësit shënuan edhe një gol. Kësaj radhe shënoi Christian Fassnacht për rezultatin 2:0.
Në këtë ndeshje në bankën rezervë te Zvicra ishte Albian Ajeti.
Pas kësaj fitoreje Zvicra është në pozitën e dytë në Grupin C, me 11 pikë të tubuara.