Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zulfiu debuton në Superligën e Serbisë

Futbollisti shqiptar Iljasa Zulfiu ka debutuar në elitën e futbollit të Serbisë. 19-vjeçari është inkuadruar te Radniku i Surdulicës në ndeshjen e xhiros së 19-të, të zhvilluar të enjten ndaj Cërvena Zvezdës.

Radniku pësoi humbje si mysafir i Cërvena Zvezdës me rezultatin e thellë 5:0, kurse Zulfiu u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, te rezultati 2:0 në të mirë të ekipit vendas, shkruan sot Koha Ditore.

Sulmuesi me prejardhje nga Presheva pas ndeshjes ka deklaruar për gazetën se është shumë i lumtur që ka debutuar me ekipin e Radnikut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.