Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zlatani në nivel me Messin dhe Ronaldon

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini beson se Zlatan Ibrahimoviq është në një nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Mancini po ashtu ka thënë se Mario Balotelli mund të luaj sërish për Italinë, nëse mendon vetëm për futbollin.

Përzgjedhësi italian ka folur për Sport Mediaset lidhur me lojtarët me të cilët ka punuar gjatë karrierës. E ka vlerësuar sidomos sulmuesin e Milanit, Ibrahimoviq.

“Zlatani do të mbahet në mend si një prej sulmuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Unë e vendos atë në të njëjtin nivel me Messin dhe Cristiano Ronaldon. Ai ka fituar tituj të kampionit në çdo vend ku ka luajtur dhe ka shënuar shumë gola. Ai është paraqitur mirë edhe te Milani këtë edicion. Por nuk e di cilat janë planet e tij për të ardhmen”, ka thënë Mancini.

Tekniku italian ka përvoja të ndryshme me sulmuesin Balotelli. Balotelli po luan te Brescia, por vazhdon të vuaj për mungesë konsistence.

“Nëse ai mendon vetëm për futbollin dhe e bën atë që duhet të bëjë, atëherë dyert janë të hapura për të, njëjtë si për lojtarët tjerë. Mario ka kualitet, varet prej tij”, ka thënë Mancini.

Ai ka folur edhe për deklaratat e Massimo Morattit për idenë që Messi të kaloi te Interi.

“Mendoj se nëse Moratti do të ishte ende president i Interit, ai qartë se do të mundohej të firmoste me Messin. Mbi të gjitha ai solli Ronaldon në Inter, në kohën kur ai ishte njëri prej sulmuesve më të mirë në botë”.

Artikuj të ngjashëm