Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ziyech shënon nga gjysma e fushës në fitoren e Marokut

Maroku e fitoi ndeshjen e fundit përgatitore përballë Gjeorgjisë para nisjes së Botërorit, por në fokus ishte goli i futbollistit të Chelseat, Hakim Ziyech. Maroku të enjten fitoi me rezultatin 3:0 në “Sharjah Stadium”.

Golin e parë e shënoi Youssef En Nesyri në minutën e pestë.

Ndërkohë, pas afër gjysmë ore lojë, Ziyech realizoi një prej golave më të bukur të këtij viti. Ai shënoi nga gjysma e fushës së vet me gjuajtje të saktë. Golin e tretë dhe të fundit e realizoi Sofiane Boufal në minutën e 72-të.

Maroku në Grupin F në Botëror, ndeshjen e parë e luan të mërkurën kundër Kroacisë.