Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane shpreson që Bale të rikthehet sa më shpejtë

Zinedine Zidane nuk e di ende se kur do të kthehet nga lëndimi ylli uellsian, Gareth Bale, por shpreson që të rikthehet sa më shpejtë.

Bale ka lënduar pulpën e këmbës në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit, transmeton Koha.net. Dhe rikthimi i tij ndaj Barcelonës zgjati vetëm 45 minuta, 11 ditë pas atij lëndimi.

“Duhet ta shikojmë çdo ditë Gareth Balen. Ai po vazhdon me fitnesin, po punon, duke u munduar që të largojë shqetësimin. Po përmirësohet, por duhet ta shkohet ditë pas dite. Por, ai as nuk po stërvitet me ne, nuk mund të ju them se kur kthehet, shpresojmë që të jetë sa më shpejtë”, është shprehur Zidane, raporton Goal.