Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Nuk ka arsye për t’u shqetësuar

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pas humbjes befasuese nga Real Betisi në Santiago Bernabeu.

Goli i vonshëm i Antonio Sanabrias ia mundësoi Betisit që të fitonte përballjen me kampionin spanjoll që i ka dhënë fund serisë prej më shumë se 70 ndeshjeve gola të realizuar.

“Nuk mendoj se situata është delikate”, ka thënë Zidane. “Kemi humbur pikë, por kanë mbetur shumë ndeshje. Nuk do të hidhet poshtë krejt puna që kemi bërë veç pse kemi pasur ndeshje të këqija në shtëpi”.

“Nuk kemi qenë të suksesshëm para portës. Jam trajner i këtij ekipi dhe na duhet qetësia, të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar trajneri francez.

“Nuk mendoj se ka arsye për t’u shqetësuar. Mos u brengosni”, ka thënë në fund Zidane.

Artikuj të ngjashëm