Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion.
Real Madridi arriti që me mund të madh të kualifikohej në finalen e Kupës së Botës për Klube pasi u desh të rikthente rezultatin ndaj Al Jaziras.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ndeshje madrilenët humbën shumë raste, me në krye Karim Benzeman i cili është kritikuar për paraqitjet e tij të fundit me ‘Los Blancos’.
Por në mbrojtje të Benzemas, ka dalë trajneri Ziendine Zidane i cili është i bindur se bashkëkombësi i tij do ta gjejë formën e duhur dhe do t’i kthehet golave, transmeton KP.
“Nuk do të kërkoj asnjë blerje të lojtarëve. Benzema është shumë mirë edhe pse nuk ka shënuar. Mund të jepni çfarëdo mendimi që të doni dhe sipas jush ai duhet të shënojë gjithmonë, por unë e di se ai ka zhvilluar një ndeshje të mirë, ka pasur lëvizje të mira ashtu si Ronaldo”, ka thënë ai.
Reali në finale do të ndeshet me Gremion.