Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane e kërkon Ronaldon te PSG-ja

Cristiano Ronaldo, ylli i Manchester Unitedit

Zinedine Zidane mund ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri francez u ka kërkuar krerëve të klubit transferimin e Cristiano Ronaldos.

Zidane thuhet se parimisht ka arritur marrëveshje për të qenë trajner i ekipit parisien prej sezonit të ri.

Por trajneri francez ka kërkuar me ngulm transferimin e Ronaldos.

Ylli i Manchester Unitedit së fundmi është përfolur se mund të largohet pas rezultateve të klubit këtë edicion.