Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, raportohet se është duke u përgatitur për shitjen e Gareth Bale dhe të krijojë fonde për blerjen e sulmuesit Kylian Mbappe nga Monaco.
Sipas Don Balon, presidenti i Realit, Florentino Perez është admirues i Bale, por trajneri francez nuk është i bindur me formën e tij dhe është i përgatitur për shitjen e tij që të krijojë fonte për tinejxherin francez.
Mbappe, 18-vjeçar, sivjet realizoi 26 gola në të gjitha garat për Monacon.