Sport

Zhegrova në garë për çmimin e golit të muajit shkurt

Edon zhegrova është në garë për çmimin e golit të muajit shkurt në Ligue 1 të Francës.

Zhegrova pati shënuar supergol me gjuajtje nga distanca në fitoren që Lille e pati arritur ndaj Clermontit në fillim të këtij muaji.

Kosovari në garë për golin e muajit është me lojtarin e Brestit, Pierre Lees Melou, Denis Zakarian e Monacos, Mohamed Daramyn e Reimsit dhe Amine Gouirin e Rennesit.

24-vjeçari për Lille ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 33 ndeshje në të gjitha garat.