Edon Zhegrova ishte titullar në fitoren e Lillet, që e nisi fazën e grupeve në Ligën e Konferencës të mërkurën.
Zhegrova luajti vetëm në pjesën e parë në ndeshjen që Lille e fitoi në shtëpi me rezultatin 2:0 përballë Olimpija Lubjanës.
Jonathan David në minutën e 43-të dhe Yusuf Yazici në minutën e pestë të shtesës, i dhanë fitoren skuadrës franceze.
Ndeshja i takoi Grupit A.