Një pasim i keq u vazhdua me një goditje të keqe të topit nga ana e portierit të Zuerichut. Topi erdhi te Edon Zhegrova, por reprezentuesi i Kosovës nuk shfrytëzoi dhuratën. Zhegrova provoi me parabolë nga rreth 25 metra, por gjuajti shumë plogësht dhe topi përfundoi në duart e portierit.
Në fund Baseli i Zhegrovës pësoi 2:0 nga Zuerichu, të dielën mbrëma. Por rasti i humbur në fillim të ndeshjes i nxori telashe Zhegrovës. Ai është kritikuar nga trajneri i Baselit, Ciriaco Sforza.
“Nëse kundërshtari bën gabim, atëherë ju duhet të shfrytëzoni rastin. Duhet të kesh instinkt vrasës”, ka thënë Sforza lidhur me rastin e Zhegrovës.
“Nëse mund të vrapoj në drejtim të portës i vetëm, atëherë unë duhet të bëj këtë dhe jo të provoj me parabolë nga 30 metra. Ju mund të bëni këtë me rezultatin 5:0, por jo në aksionin e parë për gol. Kjo më zemëron”, ka shtuar Sforza.
Trajneri i Baselit është pyetur nëse Zhegrova ishte i gatshëm.
Edhe
A është pjekur si lojtar Edon Zhegrova?
“Ju duhet ta pyesni atë”, është përgjigjur Sforza.
Zhegrova ka zënë vend në ekipin më të dobët të xhiros në Superligën e Zvicrës, sipas vlerësimit të Blick.