Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhalgiris - Ballkani, pjesa e parë mbyllet pa gola

Zhalgirisi dhe Ballkani po e zhvillojnë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë e këtij dueli është mbyllur 0:0. Ndeshja po zhvillohet në Vilnius të Lituanisë.

Në fillim të ndeshjes vendasit patën dy mundësi të mira, por ishte portieri Stivi Frashëri që e shpëtoi Ballkanin duke bërë dy intervenime vendimtare.

Në anën tjetër, rastin më të mirë për kampionin e Kosovës e kishte Ermal Krasniqi, por gjuajtja e tij në minutën e 35-të u ndal nga portieri i ekipi vendas.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zhalgirisit e luajtur në Prishtinë është mbyllur 1:1.

Fituesi i kësaj ndeshje në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve do të luajë me fituesin e ndeshjes, Malmo – Vikingur.