Andi Zeqiri ka shënuar gol në fitoren e thellë të Genkut në udhëtim te Vise në kuadër të Kupës së Belgjikës.
Genku të mërkurën mbrëma fitoi 4:0 dhe është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës belge.
Vise është skuadër e kategorisë së tretë të futbollit të Belgjikës.
Zeqiri në lojë hyri në minutën e 75-të, kurse golin e realizoi në minutën e 82-të. Sulmuesi që përfaqëson Zvicrën ka katër gola në 11 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual.